Deputeti i PD, Ervin Salinaji është larguar pak pas nisjes së mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit për Vetingun në politikë, drejtuar nga Vasilika Hysit.

Gjatë fjalës së tij Salianji u shpreh se vetingu i politikanëve është një proces që s’duhet shtyrë asnjë moment më shumë, duke shtuar se akuzat e opozitës dita ditës po provohen me fakte duke nxjerrë zbuluar lidhjet e disa prej politikanëve të PS me kriminelë.

"Nuk besoj se në 5 vite ato që kemi thënë ne, po dalin qartazi persona të lidhur me krimin. Ne kërkojmë që të bëhet kontrolli i pasurisë së politikanëve. Nuk ka më pse politikanët të jenë të privilegjuar në shoqëri. Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi një proces të tillë. Situata është dramatike sot kur politikanët janë të lidhur me krimin. Tenderat, koncesionet, PPP, i jepen vetëm një pjese. Vullneti i PD është vullneti i çdo qytetari. Duam paketën antimafia, duam dekriminalizimin e zgjedhjeve. S’duam më teatër për qytetarët, për ta zgjatur sa më shumë miratimin e vetingut të politikanëve. Çdo qytetar po e sheh me zë e figurë se si po faktohen akuzat tona," tha Salianji.

Pasi përfundoi fjalën e tij, Salianji ka zgjedhur që të largohet nga salla . Më pas edhe kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka pohoi se është pro nisëm së PD-së për vetingun.

"E shoh me interes nismën e PD. Ne parim jemi dakord me propozimin për veting për të gjithë ata që heqin dorë nga statusi i qytetarit e thjesht e kërkon pozicione publike", u shpreh ai.