Të gjithë mund të kemi kaluar shumë ose disa net pa gjumë, të shqetësuar për orët që kalojnë ngadalë, qetësinë vrastare dhe mendjen bredharake që nuk di të ndalojë.

Pagjumësia është e keqe dhe ushqehet nga depresioni, stresi dhe ankthi.

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, pagjumësia mund të shkaktohet edhe nga disa medikamente, sidomos ato kundër dhimbjeve, ilaçet e zemrës dhe të tensionit të gjakut e të tjerë.

Këto ilaçe nxisin nevojën për të urinuar dhe ankthin.

Kura bimore kundër pagjumësisë ka shumë, por jo të gjitha funksionojnë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të lexoni për një kurë ideale kundër pagjumësisë që funksionon vërtetë.

Çaji i bananes kundër pagjumësisë

Kjo kurë organike bën mrekullira për gjumin.

Banania, veçanërisht lëkura e saj është e pasur me kalium dhe magnez.

Ky i fundit shmang çrregullimet e gjumit dhe relakson muskujt.

Magnezi është një nga mineralet më të mira për qetësinë e mendjes.

Çaji përgatitet në vetëm 10 minuta dhe mund të pihet çdo mbrëmje përpara gjumit.

Përbërësit e çajit të bananes:

1 banane

1 çajnik

1 majë luge me kanellë

Përgatitja e çajit të bananes:

Prijeni bishtin dhe majën e bananes dhe vendoseni me gjithë lëkurë në ujë të valuar.

Lëreni të ziejë për 10 minuta.

Përdorni një kullesë dhe hidheni çajin në një filxhan.

Nëse dëshironi mund të shtoni kanellën dhe ta pini një orë përpara gjumit.

Nëse shqetësoheni për shijen, nuk ka arsye, sepse ky çaj i ngrohtë është i shijshëm dhe çaji ka efekt qetësues.

Varësia e rrezikshme ndaj ilaçeve të gjumit

Ilaçet e gjumit ofrojnë një ndihmë të shpejtë dhe kanë efekt hipnoze dhe qetësuese.

Pavarësisht se me të marrë këtë ilaç, gjumi mund të duket i garantuar, duhet të dini se ilaçet shkaktojnë varësi , trullosje, dhe dëmtojnë sistemin qendror nervor.

E nëse nuk mjaftojnë këto, ilaçet e gjumit shkaktojnë:

Konstipacion

Marramendje

Vështirësi në përqendrim dhe probleme me kujtesën

Dhimbje stomaku

Dobësi

Lëvizje të panatyrshme gjatë gjumit

Ngadalësim të frymëmarrjes. Kjo është vdekjeprurëse dhe e rrezikshme për njerëzit që vuajnë nga azma.

Mungesa e gjumit dhe ndikimi në organizëm

Kur trupi nuk pushon sa duhet (më pak se tetë orë) atëherë vuajtjet e trupit dhe organizmit janë të mëdha. /AgroWeb.org/