Tri tërmete të fuqishme goditën detin Jon në harkun e një ore. Tërmeti më i fuqishëm i magnitudës 6.8 ballë shkundi ishullin Zakynthos, duke shkaktuar lëkundje të forta edhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.
Banorët e ishullit grek Zakinthos kanë kaluar natën në panik, ku raportohet për dëme të mëdha materiale dhe ndërprerje totale të energjisë elektrike, por fatmirësisht nuk flitet për viktima.
Edhe në shumë qytete të vendit tonë, si në Durrës, Tiranë, e sidomos në jug të vendit, janë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit.
Ato filluan nga mesnata, deri rreth orës 01:04 minuta me orën lokale shqiptare. Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.8 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2 ballë.