Agjencia e Tatimeve në Spanjë vepron kundër yllit të vetëm të Real Madridit, i cili ishte ndër të vetmit që nuk ishte prekur nga problemet fiskale që kanë ndodhur në botën e futbollit. Agjencia e Tiatimeve kërkon 337 mijë euro nga Gareth Bale, i cili ka mashtruar me taksat dhe me të drejtën e imazhit nëpërmjet një kompanie angleze.
Agjencia thekson se uellsiani duhet të paguajë taksat në Spanjë që prej vitit 2013, pra që prej datës kur u transferua nga Tottenham-i te Real Madridi. Për këtë arsye atij i atribuohet një mashtrim tatimor prej 200 mijë eurosh, ndërsa do të ketë dhe një tjetër sanksion 100 mijë euro për prishje imazhi si dhe 37 mijë euro për kamatë vonesat e pagesave.
Rasti i Bale është i fundit që Agjencia e Tatimeve bën kundër një lojtari të Real Madridit. Më parë të ndëshkuar kanë qenë Luka Modriç dhe Marcelo, të cilët nuk pranuan që të paguanin gjobën, por që të merrnin dënimin me burg për këtë vepër fiskale.Në këtë listë duhet që të shtohen dhe Karim Benzema dhe Sergio Ramos, por që të dy pranuan që të paguanin gjobën.
Francezi pagoi 500 mijë euro, ndërsa Sergio Ramos e mbylli vetëm me 100 mijë euro këtë lloj problemi.





