Interi vrapoi më shumë se Barcelona në ndeshjen e djeshme, por dy lojtarë mbi gjithë të tjerët bënë diferencën, edhe pse në fund lodhja e tyre ka shkuar dëm.

Në fund të takimit, në shifrat e publikuara nga UEFA, tregohet se Matias Vesino ishte lojtari më aktiv në fushë me 12.23 kilometra të përshkuar, ndërsa i dyti ishte Marselo Brozoviç me 12.04 kilometra.

Nga Barcelona, “maratonomaku” ishte Serxhi Roberto me 10.91 kilometra, i ndjekur nga Ivan Rakitiç me 10.82.