Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti sërish para mediave se peshku më i madh është kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

Basha shtoi se po paguhen miliona për të fshirë dhe hequr urdhër arrestet në adresë të tij.

"Mos të meremi edhe njëherë me këtë, por me thelbin. Dako figuron prej dy vitesh si personat kyç të bashkëpunimit me Avdyulajt, ku në mbështetje për të siguruar votat, iu ofronte atyre favore në punësime. Qëndrimi i opozitës është i qartë dhe unik. Nuk mund të pranojmë  me që qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtare për t’u hedhur hi syve. Sepse janë arrestuar disa peshq të vegjël. Ky aksion është për të larguar vëmendje ndaj peshqve të mëdhenj, peshk i madh është Vangjush Dakon. Pyetja  është se kush nuk lejon arrestimin e Dakos? Sa para po shpenzohen për ta mbrojtura atë? Po jepen miliona për të hequr fletë-arrestet."