Në fjalën e tij gjatë seancës së sotme ku pritet të votohet ligji për lojërat e fatit, deputeti socialist Erion Braçe, ka publikuar disa mesazhe kërcënuese që ka marrë për këtë vendim.

“Unë dhe kolegët e Komisionit të Ekonomisë i kemi dëgjuar të gjithë. “Ti dhe ju po i hiqni bukën fëmijëve të mi, dhe ne do merremi me fëmijët tuaj”. Mesazhi standart i dërguar në telefon. Kam një përgjigje për atë dhe ata: Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po bën gabimin e jetës. Nuk e bëni dot atë ligj, nuk do e votoni dot. Ja do ta shihni. Ata që mungojnë sot këtu kanë një përgjegjësi të madhe për hapjen e lojërave të fatit. Ne nuk tërhiqemi nga betejat tona. E bëmë ligjin, do e votojmë sot,” – u shpreh Braçe nga foltorja e Kuvendit.