Deputeti i PS, Erion Braçe, i njohur si një tifoz i Juventusit, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram, pas humbjes së Interit ndaj Barcelonës këtë mbrëmje. Ndër të tjera, Braçe thotë se po priste fundin e ndeshjes që Interi të shënonte, por Barcelona kishte fituar që herët.
Ai ka edhe një mesazh, në kuadër të ligjit për mbylljen e pikave të basteve, ku thotë se tifozët dëgjuan Edi Ramën, e shkuan të vendosnin bast për Interin. Më poshtë, postimi i plotë i Braçes.
"Paskan fituar prape!Me thene te drejten,pashe vetem 5 minutat e fundit,shpallur me patetizem si “Zona Inteeeer”! Po ata kishin fituar qe heret;Golin e kish bere Rafinja,ai qe keta e blene ne vere.
Pike e zeze,degjuan Edi Ramen dhe shkuan edhe nje here e vune bast per Interin!!"





