Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese vetëm me votat e mazhorancës rrëzoi dekretin e presidentit Meta për ligjin e teatrit. Ky ligj do t'i kalojë seancës parlamentare ditën e sotme për votim.

Deputeti i PS, Ilir Beqja tha se relacioni i presidentit ishte më shumë një lojë fjalësh. "Jemi shprehur një herë për këtë dekret", ka thënë Beqja në komision.

Ndërsa kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se vazhdojnë t'i mbeten vizionit për një godinë të re. "Vazhdojmë të mbetemi tek vizioni për ndërtimin e një godine të re. Urojmë që Tirana, Shqipëria të ketë sa më parë një teatar të ri modern", tha Shalsi.