Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 6 nëntori, data e mbylljes së aplikimeve për lotarinë amerikane, ambasada e SHBA-ve në Tiranë bën njoftimin e rëndësishëm.
Në një postim në Facebook, ambasada iu bën thirrje të gjithë të interesuarve që të aplikojnë vet për lotarinë, në mënyrë që mos të paguajnë kot.
"Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj https://bit.ly/2RC6zZI", – shkruan ambasada.





