Disa ditë pasi policia ushtroi kontroll në banesën e tij, Lulzim Berisha është paraqitur Shërbimin e provës në Durrës. 

Aktualisht ai po kryen pjesën e mbetur të dënimit në liri me kusht dhe të dielën prokuroria ushtroi kontrollin e banesës pasi dyshohej se mos kishte gjëra të kundraligjshme.

Vetë Berisha nuk ka qenë në banesë dhe ndaj u ngritën dyshime se ai ndodhej jashtë Shqipërisë.