Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish kreun e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon si dhe prokurorinë që e akuzon për prishje provash.

Pas operacioneve të fundit të policisë të ardhura pas 2 vitesh hetime, Dako vazhdon të akuzojë se është pikërisht kryebashkiaku i qytetit bregdetar ‘peshku i madh’ i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë.

STATUSI I BASHËS:

3 ditë pas aksionit policor, Vangjush Dako, peshku i madh i dosjes hetimore 339 vazhdon të jetë i lirë, njëlloj si bosët e krimit nga Admir Hoxha te Klement Balili dhe Lul Berisha. Nuk ka luftë kundër krimit, por shkatërrim hetimesh me Ramën dhe Xhafën, garantët e krimit në qeveri.