Kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme karakterizojnë motin në të gjithë Shqipërinë. Përjashtuar zonat veriore ku vranësirat do të jenë më të dendura duke rrezikuar shira të izoluara në ekstremin verior. Edhe pasditja do të vijojë në të njëjtat kushte atmosferike, ku kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta mbeten dominante.

Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në vlerat e mëngjesit, duke shënuar minimumin 3°C, por mesdita do të ngjisë maksimumin në 23 °C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.

E ENJTJA ME 0 GRADË

Ndërkohë parashikohet rënie e temperaturave deri në 0 gradë gjatë ditës së nesërme.

“E mërkura sjell rënie të lehtë të temperaturave; më e ndjeshme rënia termike gjatë së enjtes në mëngjes kur priten edhe 0 gradë C.

Por, mos u shqetësoni……….. të premten dhe në vijim duke përfshirë dhe të dielën temperaturat RRITEN ndjeshëm duke shënuar MAX mbi 27 gradë Celcius”, bën me dije “Meteoalb”.