Kompania gjermane e makinave BMW ka vendosur të tërheqë 1,6 milionë automjete, të prodhuara mes viteve 2010 dhe 2017, për shkak të rrjedhjeve të mundshme të lëngjeve që mund të shkaktojnë zjarr në mjet. Ky gabim teknik ka shkaktuar zjarr në 30 automjete në Korenë e Jugut. Kompania do të kontrollojë modulin për qarkullimin e përhershëm të shkarkimit të gazit të automjeteve dhe do të zëvendësojë pjesët falas nëse ka ndonjë gabim.

Në gusht të këtij viti, BMW kërkoi falje për një gabim teknik në modulin që siguron qarkullimin e përhershëm të shkarkimit të gazit dhe urdhëroi tërheqjen e 480.000 automjete në Evropë dhe disa vende aziatike. Automjetet në fjalë janë modele të ndryshme me katër dhe gjashtë cilindra, të prodhuara në mes viteve 2010 dhe 2017.  Me tërheqjen e fundit, numri i përgjithshëm i automjeteve të tërhequra në mbarë botën do të rritet në 1.6 milion makina.