Me pretendimin se ishte “i turbulluar shpirtërisht” nga komentet dhe statuset në “Facebook” të këshilltarit të Partisë Demokratike Akil Kraja, kryebashkiaku Erion Veliaj i ishte drejtuar Gjykatës së Tiranës me një padi për shpifje.

Vendimi është marrë sot, dhe këshilltari Akil Kraja u dënua me 250 mijë lekë. Ai e konsideroi nga ana e tij një aferë rritjen e çmimit të ujit, duke e denoncuar me mungesë transparence, teksa kujtoi premtimet e Veliajt se çmimi nuk do të rritej. 

Në dalje të Gjykatës së Tiranës, Akil Kraja tha se vendimi është marrë nën presion politik nga gjykatësit, mbi të cilët qëndron kërcënimi i Vetingut.