Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka mgritur një pyetje për kryeministrin Edi Rama, se ç'bënte në prill me këshilltarin Endri Fuga dhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, në Monte Carlo në takimin e miliarderëve.
Në një postim në Facebook, Paloka pyet se "me çfarë statusi ishin, në takimin vjetor të njërit prej klubeve private me eksluzive të globit, në një nga hotelet e cilësuara si “ekstremisht luksoz” të një qyteti ekstremisht të shtrenjtë si Monte Carlo"
Dikush me pyeti se pse Rama nuk e shet dhe Gjushin sic ben me te tjeret kur i cenohet interesi i tij.
Arsyeja kryesore eshte se Gjushi , Tahiri, Balla , Ahmetaj, Gjiknuri e ca te tjere, jane personazhet qe kane kryer dhe kryejne punet e pista per Ramen. Ata jane jo vetem nderlidhesit kryesore te Rames me krimin po dhe me milionat e parave. E per me teper, per shkak te kesaj lidhjeje, ata mbajne te gjithe skelete te Rames ne sirtaret e tyre.
Po mbase ju a shpjegon shqiptareve ky qe ja nxjerr koken Rama sa here eshte ne siklet, Fuga.
Pak kohe me pare ky komsomolasi “modern”, qe administron tregun e mediave per shefin e tij, deklaronte se “te thuash qe Rames i pelqejne parate dhe luksi eshte cmenduri”…?
Cfare benin ne prill 2018 ,Edvin Rama, Vangjush Dako dhe Endri Fuga ne aktivitetin vjetor te Yacht Club ne Hotel Fairmont ne MonteCarlo ?
Me cfare statusi ishin keta, ne takimin vjetor te njerit prej klubeve private me eksluzive te globit (antaret e te cilit jane milionere dhe miliardere ) ne nje nga hotelet e cilesuara si “ekstremisht luksoz” te nje qyteti ekstremisht te shtrenjte si Monte Carlo ?
Mos nxitoni te bertisni “shpifje” se ka edhe me…





