Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka dalë sot para mediave, ku ka folur për integrimin dhe për bastet. Balla tha se është rritur grupi i deputetëve në parlamentin gjerman që mbështesin Shqipërinë për integrimin dhe kanë vlerësime maksimale.
"Gjatë këtij viti ka qenë një numër shumë i madh përfaqësuesish të Bundestagut që kanë vizituar kuvendin dhe dua të them se sot më shumë se kurrë në Bundestagun gjerman kemi një grup të zgjeruar deputetësh që mbështesin rrugën europiane të Shqipërisë që vlerësojnë me nota pozitive maksimale hapat e hedhur nga Shqipëria. Gjermania është dhe mbetet një mbështetës i rëndësishëm i rrugës tonë të integrimit."
I pyetur për mbledhjen e kryesisë së PS dhe vendimin për shkarkimin e disa drejtorëve, ai theksoi se janë çështje organizimi dhe të brendshme.
“Kryesia e PS mblidhet çdo javë, analizon punën në territor në çdo nivel. Janë çështje të brendshme të organizimit tonë”, tha Balla.





