Drejtori i Komunikimit në Qeveri, Endri Fuga ka komentuar qëndrimin e gazetarëve që ishin përballë ish-kryeministrit Sali Berisha, mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit “Open” duke i cilësuar të dobët dhe pa reagim.
Në një postim në “Twitter” Fuga shkruan se është krenar që e nxorën në pension Berishën të cilin e quan vjetërsirë komuniste.
"Kur ju shoh se si squlleni per inerci perballe Saliut, jam shume krenar qe e nxorrem ne pension kete vjetersire komuniste! 100 here me mire mosmiresjellja juaj ndaj Kryeministrit te sotem, sepse tregon se jeni krejt te lire edhe pse s’jeni hiç etike."





