Rritja e shpejtë e flokëve për disa është një mision i pamundur. Kemi dëgjuar shpesh persona që kanë probleme me flokët, dikush ankohet se nuk i ka të shëndetshëm, apo i bien shumë.

Sipas studimeve janë disa lloje ushqimesh që mund të bëhen zgjidhje për flokun tuaj, të cilat mund të ndikojnë në rigjenerimin dhe rritjen e tyre.

Veza

Veza është e shëndetshme për një sërë arsyesh. Së pari, ajo përmban shumë proteina, të cilat mund të ndihmojnë që ju të ndiheni të ngopur për një periudhë më të gjatë kohore dhe gjithashtu për të mbajtur larg produktet ushqimore e pashëndetshme. Por veza gjithashtu përmban acide yndyrore omega-3, të cilat mund të nxisin rritjen e flokëve dhe të ruajnë yndyrën e përshtatshme të flokëve. Element tjetër i vezës është edhe biotina, që gjithashtu mund të ndihmojë rritjen e flokëve.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit, sidomos ekstra i virgjër, është bërë një nga vajrat më të njohur në botë për gatim. Ndryshe nga vajrat e tjerë, si ai i perimeve ose vaji i kikirikut, ai është plot acide yndyrore esenciale, që i bëjnë mirë shëndetit të zemrës. Por vaji i ullirit është gjithashtu shumë i mirë për flokët. Për më tepër, vetitë e tij anti-inflamatore mund të qetësojnë skalpin e kokës dhe të parandalojnë acarimin e lëkurës. Vetëm duhet pasur parasysh që ta aplikoni direkt në kokë duke e përdorur si një maskë për flokët.

Bajamet

Bajamet janë të pasura plot me yndyrna të shëndetshme dhe proteina. Këto ushqyes mund të ndihmojnë në parandalimin e çrregullimit të ushqyerit dhe në zakone të shëndetshme të ngrënit. Bajamet janë gjithashtu të mira për rritjen e flokëve dhe kjo për shkak se përmbajnë biotinë. Për të parë rezultatet, hani një grusht bajamesh çdo ditë, për dy muaj.

Avokadot

Avokado është i pasur plot me acide yndyrore esenciale, që mund të ndihmojnë për ta mbajtur lëkurën të butë dhe elastike. Këto acide ndihmojnë për të rritur flokë dhe nuk është e thënë që thjesht të hani avokado, për të arritur diçka të tillë. Ekspertët rekomandojnë përzierjen e një avokadoje të vogël me salcë kosi dhe aplikimin e kësaj përzierjeje direkt në flokët e kokës. Një përzierje e tillë mund të ndihmojë në largimin e lëkurës së vdekur dhe nxit rritjen e flokëve.