Gazetari Basir Çollaku përmes një postimi në “Facebook” denoncon një tjetër arrestim që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, kur u ndaluan dhe 2 ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.
Çollaku shkruan se është arrestuar edhe vëllai i Arben Isarajt, Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimeve të Transportit Rrugor, por kjo sipas tij po mbahet e fshehur.
Publikimi i Çollakut:
Isaraj arrestim qe mbahet fshehur.. ?!?!
Dite arrestimesh qe njoftohen me buje por ka dhe nga ato ndalim-arrestimet qe mbahen pak fshehur nga Forca e Ligjit. A eshte arrestuar dje ne Tirane, Altin Isaraj (vellai i Arben Isarajt) per armembajtje pa leje dhe 0.6 gram kokaine?!?!? A eshte derguar per mase sigurie arrest me burg kerkesa e prokurorise?!?! A e kane mbajtur fshehur policia sepse ka qene nderhyrje e madhe ??!.
A ka nderhyrje per ta kthyer ne detyrim paraqitje me pretekstin se eshte i semure??!?!
A ka pasur sukses nderhyrja ne prokurori ndonese ajo kerkon arrest me burg?!?!
A ka pasur dhe ndalime te tjera te ngjashme keto dy muaj dhe eshte kerkuar detyrim paraqitje ?!?!
A ka gjykates ish drejtues ne drejtesi per te bere nder Isarajt??
Në një aksion të gjerë të shtrirë në disa qytete të vendit, Policia e Shtetit arrestoi të dielën dy ish-deputetë, si dhe disa prej anëtarëve të të ashtuquajturve “të fortët” e Shijakut, nga familja Avdulaj. Një operacion i gjerë u ndërmor edhe për arrestimin e Kelmend Balilit, i konsideruar si “Eskobari i Ballkanit”, ndonëse kapja e tij nuk u bë e mundur.





