Vijon operacioni për arrestimin e anëtarëve të bandës së heroinës së Shijakut, ku u arrestuan vëllezërit Avdyli, ndërkohë që Report Tv mëson se pjesë e kësaj dosjeje ka qenë edhe një urdhër arresti për Lul Berishën.
Policia e Shtetit ka shkuar në banesën e tij për ta arrestuar, por nuk e ka gjetur, pasi është arratisur, ndërsa dyshohet se ka pasur dekonspirim të operacionit, raporton "Shqiptarja.com".





