Termi flexitariana vjen nga greqishtja që do të thotë ''dieta vegjetariane''. Ajo u krijua nga dietisti amerikan Dawn Jackson Blatner, i cili në vitin 2008 e publikoi metodën e tij në një libër, për tu përdor më pas masisvisht nga VIP-at.

Është një dietë që përmban proteina të cilat janë të shëndetshme për trupin tonë. Me këtë dietë duhet të përdorim perimet dhe frutat e freskëta dhe të thata, që shtojnë bukurinë dhe elasticitetin e lëkurës dhe shëndetin e flokëve dhe të thonjve.

Dieta ndiqet për një periudhë prej dy javësh dhe humbisni tre deri në katër kilogramë peshë. Konsumimi më i ulët i mishit ka një ndikim pozitiv në shëndetin tonë.

Për të humbur peshën, duhet të llogaritni një konsum kalori prej 1500 kcal në ditë, të ndara si më poshtë: 300 për mëngjes, 400 për drekë, 150 për çdo snack dhe 500 për darkë.

"Fillestarët" duhet të mbajnë dietën dy ditë në javë dhe të mos kalojnë kufirin maksimal javor prej 700 gr mish; për të avancuar më pas me tre ose katër ditë pa mish dhe deri në 500 gram në javë.

Studime të shumta kanë treguar se ata që ndjekin një dietë vegjetariane jetojnë mesatarisht 3.6 vjet më shumë dhe peshojnë 15% më pak se ata që hanë mish.