Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetet sociale në lidhje me kapjen e laboratorit të drogës në Has.
Rama në reagimin e tij shkruan se në botën normale operacionet kundër krimit quhen sukses, por sipas tij në gjuhën e dëshpërimit të opozitës quhen faje të qeverisë.
REAGIMI I RAMËS:
Në gjithë botën normale operacionet kundër krimit e drogës quhen sukses, në gjuhën e dëshpërimit opozitar ato quhen faje të qeverisë
Operacioni i sotëm është një tjetër provë e qartë force e shtetit kundër krimit, në vazhdën e një beteje që do të vijojë pa kompromis.
#DerinëFund





