6.9 milion turistë kanë hyrë këtë sezon veror në Shqipëri ose 19 % më shumë se në vitin paraardhës. Sezoni ishte i suksesshëm dhe pati një kujdes shumë të madh për turistët.
Me këtë konkluzion kanë dalë se bashku sipërmarrës e autoritete në analizën e sezonit turistik që u zhvillua në një prej komplekseve turistike në qytetin bregdetar, me objekt ''Siguria''.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se, do bëjmë transparencën e punës tonë për pesë premtimet e dhëna e të mbajtuara.
Meritën e një sezoni turistik të suksesshëm, ministri ua dedikoi të gjithë punonjësve të policisë që shërbyen në kushte të motit të nxehtë të verës. Përvoja e këtij viti, është një bazament i sigurt për të ardhmen.
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi tha se, shembuj të një turizmi cilësor janë resortet që vijojnë të jenë të mbushur me turistë të huaj edhe në muajin tetor.
Turizmi është duke u transformuar në një shtyllë të fortë të ekonomisë shqiptare. Priten 300 milionë euro me shumë fitime nga sektori i Turizmit për vitin 2018.
Luan Bregasi, sipërmarrës dhe krytar i shoqatës ''Biznes Albania'' tha se Shqipëria priti numrin në të madh të turistëve që kanë ardhur ndonjëherë. Ai dha mesazhin se turizmi po ecën në rrugën e duhur.
K.H.





