Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook,ngre dy pyetje pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se luftën për mos mbylljen e basteve po e bëjnë ata që janë në burg duke folur për mesazhe kërcënuese të ardhura në adresë të deputetëve socialistë.
Manjani i drejton dy pyetje siç thotë ai partisë-shtet që po e kërcënojnë, njëra prej tyre se ku i gjetën numrat e deputetëve të burgosurit.
POSTIMI I MANJANIT
“Dy pyetje për partinë shtet që na e kërcënokan nga burgu:
1. Këto të (para)burgosurit nga i marrin celularët që shkruajnë sms? Në burg nuk lejohen celularët.
2. Nga jua dinë numrat e telefonave deputetëve, të cilëve ju shkruajnë?! Me kaq konfidencë vetëm të njohurve mund t’i shkruash.
Apo edhe këto pyetje janë shpifjeeeeee…”, shkruan Manjani.





