Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi ka reaguar pas qëndrimit kundër të “Reporterëve pa Kufij” lidhur me vendimin e AKEP-it për mbylljen e portaleve online.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Vokshi ka përshëndetur qëndrimin e kësaj organizate.

Përshendes qëndrimin e Reporterëve pa Kufij kundër vendimit antikushtetues e antiligjor të AKEP për mbylljen e portaleve online.

#Reporterët pa Kufij: Rama po mbyll portalet që të censurojë investigimet për korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar”, shkruan Vokshi.