Kryeministri Edi Rama sonte do të jetë i ftuar në emisionin "Zonë e Lirë" të gazetarit Arian Çani në Tv Klan.

Vetë kryeministri ka ndarë me publikun këtë fakt përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Sonte do jem në të vetmin kazan që s’bën sikur s’është kazan, prandaj dhe nuk e përdor lirinë për t’u ankuar për mungesën e saj. Aty ku e premtja mbrëma bëhet epilogu i javës politike e mediatike të shumë zhurmës për asgjë,e ku vetë balta shitet si mjalta. Zonë e Lirë natyrisht", shkruan Kryeministri.