Baton Haxhiu, gazetari dhe analisti i njohur që mbron qëndrimet e Ramës, është shprehur kundër numrit II të PS-së, Taulant Balla. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ai zhvilloi një debat me Fatos Lubonjën lidhur me denoncimin e opozitës, se nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Balla ka udhëtuar mbi 50 herë me Edmond Begon, që ka qenë i dënuar më parë për drogë.

Lubonja: Akuza kjo është që ka lidhje me drogën. Kur ky (Taulant Balla) paska 50 e ca, mund të bëj gabim por, 50 e ca udhëtime me një që është i akuzuar, e shton dyshimin…

Baton Haxhiu: Po shton dyshimet, duhet të iki, e kam thënë publikisht.