Kryeministri Edi Rama paralajmëroi dje, rritje pagash për arsimtarët, infermierët dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për projektbuxhetin e vitit 2019, kryeministri Rama u shpreh se në sektorin e shëndetësisë do të bëhet rritja më e lartë, prej 10%. “Në sektorin e arsimit do të kemi një tjetër rritje të konsiderueshme prej 7%. Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin, përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje. Po ashtu do kemi një rritje në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë në një masë që do të variojë sipas kategorive, 5%-7%”, sqaroi kryeministri.
Rritja e pagave
Në sektorin e shëndetësisë rritje prej 10%.
Në sektorin e arsimit do të kemi një rritje prej 7%.
Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin, përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje.
Rritje 5-7% rritje page në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë
Janë afro 30 mijë familje që do të përfitojnë nga një fond për rreth 20 milionë dollarë
Ngrihen 27 shërbimeve të reja të kujdesit social dhe qendrave në mbështetje të shtresave më të prekura, këtu përfshihen një sërë elementësh për 69 mijë familje.





