Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut.

Bushi do të pyetet pas kallëzimit të bërë nga ish-oficeri Emiljano Nuhu.

Ish-oficeri ka deklaruar se Artur Bushi, ka shkuar në zyrën e tij në Komisariatin e Krujës së bashku me Taulant Ballën dhe vëllanë e deputetit Rrahman Rraja dhe ky i fundit e ka kërcënuat me pistoletë në kokë.

Ditën e mërkurë Gjykata e Apelit la në burg djalin e deputetit, Rexhep Rrajën, edhe pse avokati i tij kishte bërë kërkesën për lirim.