Mbi 100 viktima janë shkaktuar nga moti i keq në Europë, ku situata më e rënduar paraqitet në Gjermani.
Autoritetet shprehen se në fundjavë priten reshje shiu me intensitet të lartë në Greqinë qendrore dhe veriore, po ashtu moti i keq pritet të përfshijë dhe Italinë Jugore.
Gjatë lëvizjes së tij do të shkaktohen shira të mëdha dhe stuhi në Alpet lindore, Austri, në pjesët perëndimore të Gadishullit Ballkanik, Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe Serbi.
Kosova është përfshirë nga moti i keq ditën e sotme, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri paralajmëroi se moti i keq do të mbërrijë këtu gjatë fundjavës.





