Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj në një konferencë për shtyp me Presidentin e Policisë Federale të Gjermanisë.
Ai paralajmëroi se gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme do të ketë lajme interesante.
Përpara gazetarëve tha se këta të fundit duhet ë rrinë afër me drejtorët e komunikimit në ministri dhe në polici, pasi do të marrin lajme interesante.
“Besoj se do kemi një ditë të ngjeshur me kolegun gjerman, se do kemi aktivitete të tjera. Dhe t’ju jap një këshillë, gjatë këtyre ditëve dhe javëve, rrini afër me Bitën dhe Gentin se do ketë lajme interesante. Se kur bashkëpunohet ka dhe gjëra të mira. Të tjerat dalëngadalë”, tha Xhafaj në fund të konferencës.





