Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati ka reaguar për dorëhqjen e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Në një status në Facebook,Bushati falenderon homologun e tij për kontributin që ka dhënë për çështjet që lidhen me Shqipërinë.
"Ka pak gëzime në këtë profesion, por ato më të çmuara rrjedhin nga bashkëpunimi i vërtetë dhe një frymë kolegjialiteti. Faleminderit @NikosKotzias për përpjekjet tuaja në hapjen e përbashkët të një faqe të re të bashkëpunimit, besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore midis vendeve tona."





