Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar se për shkak të punimeve në nënstacionin në Sallmone do ketë kufizime të energjisë elektrike në disa zona të Durrësit.
Sipas OSHEE kufizimet do jenë nga ora 11:00 e ditës së sotme deri në orën 14:00.
“Për shkak të punimeve në nst Sallmone sot datë 17 tetor do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 11:00-14:00. Pa energji do të jenë: Bizneset gjatë autostradës, 4 Rrugët, Maminas – Shijak, Sallmone, Gjiri i Lalzit, Kompleksi Lura”- thuhet nga OSHEE.





