Nga Pazari i Ri, kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur dëgjesat me qytetarët e Bashkisë së Tiranës për Buxhetin 2019 dhe bilanci i punës së realizuar në këto 3 vjet.
Veliaj tha se në tre vite Tirana ka bërë më shumë progres se çdo kryeqytet tjetër në rajon.
"Nuk premtuam tram, por ato që premtuam i bëmë. Kjo është arsyeja pse ndihem shumë mirë sepse kemi bërë një plan si familje nikoqire. Edhe pse i kemi taksat e kryeqytetit më të ulëtat se çdo kryeqytet në rajon, kemi arritur në tre vjet të bëjmë më shumë investime dhe më shumë progres se çdo kryeqytet tjetër i rajonit tonë", – tha Veliaj.





