Zgjaten me tre muaj afatet për hetimin e dosjes së ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi për shtyrje është marrë nga 4 prokurorët e çështjes ‘Tahiri’.
Hetimet ndaj ish-ministrit nisën në Tetor të vitit të kaluar, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur disa herë afatet e hetimet, pasi nuk ka mundur të sigurojë të gjitha provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës me Habilajt.
Ish-Ministri i Brendshëm akuzohet se ka bashkëpunuar me grupin e Habilajve për trafikim të lëndëve narkotike dhe shpërdorim detyre.





