Kombëtarja shqiptare ka fluturuar drejt Tel Avivit, me kompaninë më të re "Air Albania", ku do të përballet ditën e nesërme me përfaqësuesen e Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili shkruan në rrejtet sociale: "Air Albania çon Kuqezinjtë në Tel-Aviv"
Avioni i parë i kompanisë “Air Albania”, i quajtur nga kryeministri si “Lasgushi”, ka bërë disa fluturime vetëm në drejtim të Turqisë, ndërsa ky është udhëtimi i parë me një tjetër destinacion.





