Pas denoncimit të bërë nga deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili renditi me data e orë, se kur socialisti Taulant Balla kishte udhëtuar në krah të të dënuarit për trafik, Edmond Bego, ka reaguar edhe deputetja e PS-së, Evis Kushi.

Me një status në faqen e saj në “Facebook”, ajo shkruan se në një nga datat e pretenduara nga Salianji, konkretisht më 8 dhjetor 2014, Balla ka qenë së bashku me të, Ramën dhe Kryemadhin në një takim në Bruksel. Deputetja ka publikuar dhe fotot nga takimi që i korrespondon kësaj date.

Reagimi i Evis Kushit:

exova në media se deputeti Ervin Salianji, person në hetim “për kallzim të rremë në bashkëpunim” me Babalen, kish hedhur përsëri baltë pa pikë turpi mbi Kryetarin e Grupit dhe kolegun tim Taulant Balla.

Meqenëse në nje nga udhëtimet për të përfaqësuar Shqipërinë kam qenë dhe unë më datat 8-9 Dhjetor 2014, e sqaroj opinionin publik që më datë 8 Dhjetor 2014 ora 12.23 jemi nisur bashkë me Kryeministrin Rama, Deputetët Taulant Balla, Monika Kryemadhi dhe unë për në Bruksel.

Gjeni bashkangjitur edhe fotografitë e vizitës. Nëse duhet edhe axhenda e takimeve gjithashtu.

Prandaj, kjo cmenduri shpifjesh merr fund vetëm në Gjykatë. Fondi i Edukimit