Në kohën kur ka vendosur që ai dhe përfaqësuesit e partisë së tij të denoncojnë çdo akuzë që do ta cilësojnë si shpifje, Kryeministri Edi Rama thotë se kjo e fundit në vendet e Bashkimit Europian, dënohet deri në 25 vjet burg.
Megjithatë, ashtu siç ka përsëritur edhe në të shkuarën, kreu i qeverisë thotë se ata që shpifin nuk meritojnë që të shkojnë në burg, duke ritheksuar se “gjysmagjelat nuk meritojnë as 1 supë burgu”. Por dënimi për ta do të jetë gjoba.
“Shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE! Gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s’meritojnë as 1 supë burgu! Ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtë nxjerr goja”, shkruan Kryeministri në një postim në “Twitter”.





