Taulant Balla mohon akuzat e Partisë Demokratike, se ka shpenzuar 600 mijë euro për udhëtime, në 18 fluturime me charter së bashku me biznesmenin Edmond Bega.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i grupit parlamentar të PS-së, thotë se udhëtimet e pretenduara nga deputeti Ervin Salianji janë shpifje dhe paralajmëron padi ndaj këtij të fundit.

“Lulzim mjaft e shpërdorove Sali-anjin me shpifje, për udhëtime 18 herë me chartera. Informacioni është në Albcontrol dhe mund ta merrni. Pse nuk bëni kallëzim në Prokurori? Megjithatë faleminderit që po vijon të kontribuosh për Fondin e Edukimit. Të hënën padia në gjykatë!”, shkruan Balla.