Kryeministri Edi Rama rreth një muaj e gjysmë më parë, u njoh nga afër me realitetin e hidhur ku banonte familja e Hysen Zhupanit në Sallmone të Shijakut.

Ndërtesa e rrënuar, pa dritare, pa ujë, pa drita, me tavan gati për të rënë poshtë, e bënë kryeministrin Rama që të shprehej: “Unë nuk e prisja që të ishte kaq e tmerrshme, është situatë shumë e frikshme”.

Aso kohe, shefi i qeverisë premtoi se do ta rindërtonin nga e para dhe sot ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” pamje nga shtëpia e re e Hysenit, e cila është në ndërtim e sipër.

Ata po banojnë në një shtëpi provizore aktualisht, dhe fëmijët pasi panë banesën e re, u impresionuan aq shumë sa gati nuk e besojnë, teksa më i vogli thotë: “kam dhomën time tani”.

Statusi i Ramës:

MIRËMËNGJES dhe me Hysenin e familjen e tij që këtë javë u rikthyen në oborrin e shtëpisë së rrënuar, ju uroj një fundjavë të qetë