Mbesa e Mbretëreshës së Anglisë, Princesha Eugenie u martua ditën e sotme me Jack Brooksbank në Kishën e St. George në Windsor. Princesha Eugenie kishte veshur një fustan të dizajnuar nga Peter Pilotto dhe Christopher De Vos.

Fustani me bisht madhështor i nxirrte në pah pjesën e kurrizit, kjo me një kërkesë të veçantë nga Eugenie në mënyrë që të viheshin në pah plagët në shpinë të saj që i ka si pasojë e një operacioni në shtyllën kurrizore në moshën 12-vjeçare.

Materiali i fustanit është projektuar nga Pilotto dhe De Vos në studion e tyre dhe përmban të qëndisura detaje të shumta që kanë kuptim të veçantë për Eugenie.

Princesha po ashtu mbante në kokë një kurorë, dhuratë nga Mbretëresha që përmban një total prej gjashtë smeraldesh. Ajo u shoqërua në altar nga i ati Duka i York-ut ndërkohë që e ëma e priste plot krenari brenda kishës me vajzën e madhe Beatrice.