Deputeti i PD, Ervin Salianji ka mbërritur në Prokurori ku do të pyetet nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar Xhafaj-Babalja. Po ashtu ai do të pyetet dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka ushtruar presion ndaj Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata, me akuzën 'kallëzim të rremë" për çështjen “Babalaja”.

Në 12:00 është thirrur dhe Lulzim Basha 

Sot, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është thirrur në prokurorinë e Tiranës në orën 12:00, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen “ Xhisiela”.  Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.

Partia Demokratike paditi kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së tij se do ta ndiqte ish-oficerin Nuho këmba-këmbës, ndërsa kreu i grupit të PS Taulant Balla paditi Bashën dhe disa deputetë të PD për shpifje.