Pas arrestimit të Albert Veliut në Kosovë, avokati i tij ka reaguar duke thënë se një ekstradim drejt Shqipërisë do t’i rrezikonte jetën.
"Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë sot në Prishtinë është arrestuar klienti im Z. Albert Veliu ë njohur si BABALJA shtetas i Shqipërisë.
Sipas familjarëve të Albert Veliut atij dhe djalit te tij i eshte lejuar kerkesa per azil ne Kosove deri me 29.11.2018.
Klienti im pretendon se jeta e tij eshte e rrezikuar nese ekstradohet ne Shqiperi per shkak te implikimit te tij ne aferen qe nderlidhet me Z. Agron Xhafa vllaun e Ministrit te Puneve te Brendshme te Shqiperise. Sido qe te jete besoj qe Gjykatat ne Kosove do ti respektojnë te drejtat e personave qe kerkojnë azil politik te garantuara me ligje te Kosoves dhe me konventa nderkombetare dhe nuk do ta ekstradojë Z. Albert Veliun te cilit i eshte pranuar azili ne Kosove",- shkruan avokati i Albert Veliut.





