*Në periudhën janar-shtator 2018 përpunohen 417 anije dhe 776 tragete
Anijet tregtare dhe tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim kanë transportuar gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, thuajse të njejtin volum mallrash si e njejta periudhë e vitit 2017.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në tragetet dhe anijet janë përpunuar 2.715.897 ton mallra gjithsej.
Tragetet kanë një ecuri në rritje prej 8 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2017, me një volum prej mbi 645 mijë ton mallra.
Ndërkaq, anijet tregtare kanë transportuar nga/drejt portit të Durrësit një vëllim prej mbi 2 milion e 70 mijë ton gjithsej në 9 muaj.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave mësohet gjithashtu se gjatë 9-mujorit janar-shtator 2018 në portin e Durrësit janë përpunuar 417 anije tregtare dhe 776 tragete.