Tre shqiptaret Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora, pushtuan tapetin e kuq të American Music Awards mbrëmjen e së martës (9 tetor).
Bebe ishte nominuar në dy kategori, por nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim në eventin e madh muzikor. Ajo u shfaq si prezantuese në mbrëmjen e madhe së bashku me Florida Georgia Line. 29-vjeçarja dukej mahnitëse në tapetin e kuq e veshur me një fustan bardh zi me temina dhe me flokët bionde.
Dua Lipa shkëlqeu po ashtu në tapetin e kuq e veshur me një fustan të bardhë. Ajo u nominua në kategorinë 'Artisja e re e vitit', por nuk fitoi. Dua dha një performancë fantastike të këngëve të saj 'One Kiss' dhe 'Electricity'.
Ndërsa Rita Ora, e cila njihet për guximin në përzgjedhjen e veshjeve, dukej fantastike. 27-vjeçarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi që i rrinte perfekt. Rita gjithashtu ishte prezantuese në AMAs ndërsa nuk ishte nominuar në asnjë kategori.





