Pas publikimit të fotos së deputetit socialist me një ish-të dënuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar Pjerin Ndreu, në një status në Facebook.
Ndreu e fton Berishën të bëjnë vetting për darkat duke i përmendur darkat e tij, për të cilat shkruan se do habitej jo vetëm Tropoja por dhe Prishtina.
STATUSI I PLOTË
Doktor hajde bëjmë Veting për darkat por kam frikë se do habitet edhe Prishtina jo vetëm Tropoja me darkat e tua, se Beogradi ti dhe unë e dimë që nuk habitemi se ka edhe bisedat që ke bërë me ato, jo vetëm fotografi! Hiq dorë nga përndjekjet e njerëzve me dreka e darka se ato janë pa protokoll, nuk kanë kriter dëshminë e penalitetit! Meqë je edhe malësor por që ke harru rregullat elementare të tavolinës, në shpi të tjetrit nuk i vendos rregullat e as nuk zgjedh të ftuarit ti!





