Moderatorja Bieta Sulo është tashmë një prej figurave më të dashura për publikun shqiptar, e cila na shoqëron çdo pasdite në "Top Channel" me emisionin "Ftesë në 5".

Jo rrallëherë ajo ndan me ndjekësit momente nga puna, por edhe nga jeta e saj private. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto me vogëlushin Kroi pranë saj, teksa të dy shohin Albanin në televizor.

Siç e shohim në foto, pas tyre duket shtëpia moderne e çiftit, ku mbizotëron ngjyra e bardhë te muret dhe shkallët e shtëpisë, ndërsa parketi është në ngjyrë të errët dhe divanet ngjyrë blu.

"E c’mund te shtoj, do te prishja magjine… i vogli sheh bababushin ne televizor, ndersa une, njerin e degjoj, tjetri me qeteson nga gjithe ngarkesa e dites", shkruan Bieta.