Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar materialin e prezantuar publikisht nga deputeti demokrat Ervin Salianji, ku shtetasi Fredi Alizoti shfaqet duke pretenduar se është takuar me Taulant Ballën dhe është shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Oficerët e Krimeve të Rënda u paraqiten në selinë e Partisë Demokratike për të marrë në dorë materialin filmik.

Po ashtu burime nga grupi i hetimit bëjnë të ditur se pas sekuestrimit të materialit do të rimerret në pyetje edhe deputeti Salianji. Ndërkohë mësohet se oficerët kanë shkuar edhe në ambientet e televizionit  ku u publikuan pamjet e deputetit të Partisë  Demokratike.