Përmes një status në Facebook, nënkryetari i Partisë Demokratike deklaron se çdo mënyrë për të shpëtuar vendin është akt patriotik.

Duke iu referuar daljes së një regjistrimi ku shfaqet Fredi Alizoti, Paloka shkruan se personi për të cilin prokuroria deklaroi se ka imituar Agron Xhafaj, ndërton një zinxhir drejtuesish që nga kryeministri deri tek krimi.

"Kryeministri-Kryetari i grupit parlamentar-Ministri i Brendshëm-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë-Prokuroria-Krimi-Shërbëtorët… Çdo mënyrë për të shpëtuar vendin nga këta qelbësira është akt patriotik."